Rama deklaratë nga Ohri: Bashkimi Europian na ka zvarritur

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat nga Ohri, ku është mbajtur takimi i dytë i nismës “Ballkani i Hapur”.

Në fjalën e tij, Rama ka komentuar deklaratat e tij për zvarritjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian. Rama tha se deklaratat e tij nuk janë akuza por janë fakte.

Unë nuk akuzoj BE-në. Përkundrazi, unë jam një europian 100% i përkushtuar dhe i vendosur si me BE-në si pa BE-në. Përsa kohë BE është projekti më i madh dhe më i guximshëm që mendja politike ka krijuar, është dhe destinacioni im dhe i yni. Është vetëm fakt që BE na ka zvarriotur, që jep fjalën dhe nuk e mban. Këtë unë jam i fundit që e them pasi e kanë thënë vetë përfaqësuesit e BE-së. Kur të ktheheni dhe njëherë, shikoni se ka një korsi të dedikuar të kanalit të gjelbër të Ballkanit të Hapur“, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?