Rama: Dënime për ata që shpifin. Berisha: Po kthehet neni famëkeq 55

Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të rikthehet dënimi për ata që shpifin.

Kjo, duke parë akuzat e shumta të opozitës në drejtim të mazhorancës, të cilat në shumicë janë të pabaza.

Ne do të kërkojmë kriminalizimin, një orë e më parë, me ligj, të shpifjes për shkak të detyrës për çdo rast kur akuza e bëra nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit ose një partie politike parlamentare janë akuza penalisht shqetësuese për opinionin publik.

 Dhe, po me ligj ne do të sanksionojmë si të pashmangshëm detyrimin e Prokurorisë për të vepruar menjëherë për të hetuar mbi bazën faktike të një akuzë, ku për shkak të detyrës dikush akuzohet se ka kryer një vepër të rëndë penale ose se ka bashkëpunuar me krimin për të kryer një vepër penale.

Në mars kam personalisht një gjyq me ty dhe me këtë tjetrin. J’u kam kallëzuar për shpifje për shkak të detyrës dhe j’u kam sfiduar t’i faktoni përpara Gjykatës së Lartë akuzat tuaja, sa qesharake aq të çuditshme për lidhjet e mija me kriminelë dhe me vepra kriminale. Do t’i shkoj deri në fund atij procesi dhe nëse ju do të provoni sado pak, jo të gjitha, sado pak, nga tërë ato hatara që j’u ka nxjerrë hapësira që e quani gojë, unë do të jap dorëheqjen dhe do t’i vihem në dispozicion drejtësisë. Në të kundërt ju do të paguani çmimin e kësaj politike të turpshme,” tha Rama, ndërsa i drejtohej Palokës dhe Ristanit.

Por, sipas Berishës, njeriut që nuk lë njeri pa akuzuar, Rama po kthen nenin famëkeq të komunizmit, 55.

Shpifja u dekriminalizua në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos, ndërkohë që nuk dihet nëse Rama do ta ndryshojë realisht ligjin.

SHKARKO APP