Rama-deputetëve: Ruani qetësinë pavarësisht qëndrimeve të PD
Partia Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e grupit parlamentar. Mësohet së në mbledhje u është kërkuar deputetëve socialistë të ruhet qetësia pavarësisht deklaratave të Partisë Demokratike.
Grupi i PS ka diskutuar për seancën e së enjtes, ku ka kërkuar pjesëmarrje të deputetëve. Ndërsa ka kërkuar një pjesëmarrje më masive në seancën e së premtes ku do të jete në një vizitë të posaçme zyrtarja e lartë e BE për politikë të jashtme Federika Mogherini.
E pranishme për herë të parë në mbledhjen e PS ishte edhe ministrja e re e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi. Milva Ekonomi u emërua ministre e Zhvillimit Ekonomik, pas ndryshimeve në qeveri, ku zuri vendin e Arben Ahmetaj, i cili u emërua ministër i Financave.
Ekonomi më parë mbante postin e zv/ministres së Shëndetësisë.