Rama, deputetit Murrizi: Jeni bërë si në poemat e Eqerem Bej Vlorës!

Replika mes Ramës dhe Murrizit në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama i është drejtuar deputetit Myslim Murrizi dhe ka replikuar me të, ndërsa ky i fundit i irritur i është përgjigjur disa herë nga vendi.

Rama tha se si ai ashtu edhe opozita jashtë Kuvendit hanë e pijnë dhe bëjnë sikur iu qajnë hallin njerëzve në nevojë.

“Nuk e di pse hidhesh përpjetë (Murrizit), unë fola në përgjithësi për ata që hanë e pijnë dhe bëjnë sikur iu qajnë hallin atyre që janë në nevojë sot, bëjnë fiks si në ato poemat e Eqerem Bej Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Franca ka akorduar 1500 euro plus për mjekët në zonat e kuqe edhe ne kemi dhënë 1 mijë euro plus, nuk po bëj krahasim por ato që dëgjoni në tv dhe dënglat që shisni këtu s’kanë lidhje me realitetin fare. Kush është ajo qeveri që con qese (me ushqime), dëgjova këtu. Italia jep tollona ushqimi. Kur flasim të mos harrojmë ku jemi, cfarë mundësish kemi e cfarë kemi arritur të bëjmë deri tani. Dënglat i dëgjova këtu, por se kam me ju, e kam me shumë të tjerë individë që jeni njësoj komplet. Flasin dhe nuk dinë cfarë flasin…dëgjojmë këtu t’i cojnë të punojnë tokën këta të riatdhesuarit. Unë ju them se deri tani s’kemi bërë asnjë gabim, e tha ministri Lleshaj që mjafton një njeri të të bëjë gjëmën,..riatdhesimet janë shëmbuj se kanë sjellë valë të reja të virusit, tregova Singaporin dje si rast që ishte shembull në përballimin me virusin, por u kthye virusi kur riatdhesuan 500 studentë. Lerja Zotit thotë teologu Myslim…”,- tha Rama, ndërkohë që Murrizi replikoi sërish nga vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa fjala e Murrizit nuk dëgjohej, kryeministri vazhdoi:
”Boll tani se të paska futur karantina në situatë absurde…nuk dua të kthëhem shumë në kohë, bashkë ju dhe ata që s’janë këtu, ju bashkë me ta qani hallin e të varfërve që janë me ndihmë ekonomike, por kur ishit në qeveri i detyroheshit atyre 45 milionë dollarë, nuk ia kishit dhënë fare. S’kishte as pandemi, as tërmet atëherë. Mos mashtroni njerëzit, filloni nga informimi i vetëvetes në radhë të pare, gënjeni veten ju! Lëreni Zotin në punën e vetë. Zoti të jep jetën, të jep edhe mendjen tani ndihmo veten të të ndihmojë të thotë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?