Rama dëshmitar për Incerenatorët, PD: 9 faktet që u vërtetuan sot nga Komisioni Hetimor

Kryeministri Edi Rama është dëshmitari i fundit në Komisionin Hetimor për Incerenatorët, dhe Partia Demokratike këtë mbrëmje thtoë se kryeministri Rama nuk mund t’i shmanget përgjegjësive për vjedhjen prej 430 milionë euroshe. “Shkeljet e njëpasnjëshme, që kanë çuar para drejtësisë një ministër të qeverisë Rama, do të zbardhen deri në fund, derisa çdo pushtetarë që ka dëmtuar interesin publik të përballet me ligjin”, thekson PD

Selia blu rendit 9 pikat që u vërtetuan sot nga Komisioni Hetimor

1️⃣ Erion Veliaj ka dhënë miratimin për projektin e Inceneratorit të Tiranës, pa vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës;
2️⃣ Erion Veliaj detyron kompanitë të depozitojnë dhera dhe interte në Inceneratorit e Tiranës pa asnjë vendim, 45 milionë euro të ardhura shtesë;
3️⃣ Me firmën e Damian Gjiknurit, qeveria i jep një koncesion tjetër pa procedurë, pa garë, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas, me 25 vite vetëm për shitjen e energjisë;
4️⃣ Damian Gjiknuri i jep shoqërisë “Albtek Energy” edhe një leje minerare në Bradashesh me kohëzgjatje mbi 25 vite;
5️⃣ Damian Gjiknuri ka udhëtuar në vitet 2012-2019 6 herë me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton;
6️⃣ Engjëll Agaçi fsheh shkeljet ligjore, personat përgjegjës pas inspektimit financiar për Inceneratorin e Elbasanit, dhe koncesionarin në 2 qershor 2020;
7️⃣ Engjëll Agaçi ka kaluar një akt/procedurë të paligjshme për Inceneratorin e Elbasanit. Agjensia e Prokurimeve Publike e bëri të ditur këtë shkelje;
8️⃣ Kontrata koncesionare e miratuar në Këshillin e Ministrave është, pa logon e shtetit, si draft-kontratë dhe pa vulën e Ministrisë;
9️⃣ Bllako deklaroi se është pyetur në SPAK për 5 orë dhe se nuk mund të japë dëshmi, sepse ka frikë mos vetëfajësohej.

SHKARKO APP