Rama dështimin ja lë Europës, ajo e ka fajin që vendi ngel për Integrimin
Edhe këtë herë ”fajin” për mos Integrimin e Shqipërisë në BE e ka Europa. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kërkuar nga forumi ”Europa Park” në Mynih nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Teksa vendi pret konferencën e parë ndërqeveritare që shënon kështu nisjen zyrtare të procesit, Rama ka nxitur liderët europianë të thonë po.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se një shtëpi nuk mund të funksionojë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve duke përdorur madje dhe metafora të tjera. Kryeministri mohoi se ka një krim shqiptar, duke ua lënë refuzimin për negociatat çështjeve të Brendshme politike të Francës dhe Holandës.
Më herët nuk kanë munguar qëndrimet kundër Shqipërisë. Gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit të BE-së 2020 dhe Planin e Investimeve Ekonomike për Ballkanin Perëndimor nga Komisonieri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, eurodeputeti francez Jerome Riviere tha ”Me Shqipërinë, një shtet që drejtohet nga mafia, por edhe me shumicë myslimane, Europës që ju pretendoni të mbroni, do t’i vijë fundi”. Europdeputeti hungarez, nga partia Jobbik, solli në vëmendje ndryshimet e Kodit Zgjedhor. “Zgjedhjet e ardhshme në prill nuk do të jenë demokratike”, tha ai gjatë fjalës së tij.