Rama dhe Balluku në Berat. Kryeministri nuk i kursen ironitë

Kryeministri Edi Rama së bashku me Belinda Ballukun kanë vizituar ditën e sotme godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat.

Kreu i qeverisë nuk i kurseu ironitë e thumbimet kur tha se nëse pyesin se ku është rritja ekonomike e vendit, këto janë faktet që e dëshmojnë.

Atyre që akuzojnë për ndërtimet e reja dhe fasadat, u duhet thënë: Pse laheni? Pse kriheni? Rrini pa larë! Pse qepeni? Pse visheni? Rrini siç ju ka bërë nëna edhe s’ka problem”, u shpreh Rama duke ironizuar kritikat që vijnë për qeverinë.

Mjete me standarde të reja duke nxjerrë jashtë shumë nga mjetet e vjetra, dyfishimi flet vetë, thonë ku është rritja ekonomikë, faktet e tregojnë se ku është”, tha kryeministri.

SHKARKO APP