Rama dhe Basha i hedhin benzinë zjarrit para Kukan

Megjithëse thuhet se janë në prag të një marëveshjeje për kthimin e PD-së në parlament kreu i qeverisë dhe ai i opozitës nuk i kursejnë replikat mes tyre. Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot në rrjete sociale deklaratat e opozitës mbi gjendjen aktuale në vend. Sipas Ramës, një opozitë me deklarata të tilla, meriton vetëm mëshirë. “Një opozitë që u thotë përditë shqiptarëve sa mirë keni jetuar o njerëz e s’e keni ditur, nuk meriton përgjigje po vetëm mëshirë”,shprehet Rama. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha që shprehet se opozita sot është krah qytetarit që po përballon jetesën me vështirësi dhe biznesit që po përpiqet të mos falimentojë. “Viti 2014 ishte nga më të vështirët e 20 viteve të fundit. Jemi përkrah të gjithë qytetarëve që jetojnë mes vështirësive. Jemi përkrah të gjithë atyre që humbën vendet e punës, që jetojnë në pragun e varfërisë, që ju ranë të ardhurat, që ju rrënuan shtëpitë, që nuk mund të paguajnë shkollat, faturat apo kreditë, që ju ka rënë apo falimentuar biznesi i vogël dhe i mesem. Jemi përkrah të rinjve, pensionisteve, punonjësve, sipërmarrësve, cdo njeriu që jeton dhe punon me punë të ndershme. Jemi përkrah cdo qytetari që ndjehet i goditur dhe i fyer nga arroganca, mashtrimet dhe cinizmi i Vajmedetit" ka thënë Basha duke i hedhur edhe më benzinë zjarrit që ndezi Rama vetëm pak ditë përpara një marëveshjeje të pritshme mes dy forcave politike.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?