Rama dhe Macron bisedime për Liceun Francez në Korçë, ambasadorja: Mund ta realizojmë nga shtatori i 2025
Ambasadorja franceze nlë Tiranë, Catherine Suard nga Korça ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macronn kanë biseduar në lidhje me projektin e krijimit të Liceut Francez.
Ajo tha se në qershor pritet të vijë një ekspert francez për të studiuar terrenin, ndërsa liceun mund ta realizojmë në shtator të vitit 2025.
“Rama dhe Macron kanë pasur bisedime në lidhje me projektin e krijimit të liceut francez, ne shpresojmë që do ta arrijmë këtë, në qershor pritet të vijë një ekspert francez për të studiuar terrenin dhe situatat dhe me shpresë mund ta realizojmë diku nga shtatori i vitit 2025”, tha Suard.
Sa i përket zhvillimeve politike në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet e 2025 ambasadorja franceze nuk ka dashur të prononcohet.