Rama dhe Meta homazhe për 70-vjetorin e Çlirimit të Tiranës


Në ceremoninë për të nderuar të rënët e Luftës Nacional-Çlirimtare nuk munguan as fotot e ish-diktatorit Enver Hoxha, që për ironi qendronin shumë pak larg kryeministrit. Gazetarët tanë raportuan nga vendngjarja që në ceromoni ka pasur edhe thirrje pro ish-diktatorit. 

Ndërkohë që këtë ritual e kryen më herët edhe dy nënkryetarët e Bashkisë, Enno Bozdo dhe Nevila Xhindi. Nënkryetarët e Bashkisë Bozdo dhe Xhindi ishin të pranishëm në ceremoninë e nderimit të Dëshmorëve. 

Nën tingujt e Bandës së Qytetit, Bozdo dhe Xhindi u përkulën dhe vendosën kurora me lule në memorialin “Nëna Shqipëri”, në nderim të dëshmorëve të Atdheut të rënë për çlirimin e Tiranës. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha nuk mundi të merrte pjesë në aktivitetet përkujtimore, pasi ndodhet në Bruksel, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë politike të PPE-së. 

Çlirimi i Tiranës nga trupat nazifashiste më 17 Nëntor 1944, shënon aktin më të rëndësishëm politik dhe ushtarak, pasi kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke i shkaktuar humbje të mëdha trupave gjermane. Beteja për çlirimin e kryeqytetit ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike, i zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare për çlirimin e qyteteve. 

SHKARKO APP