Rama dhe Sako prezantojnë projektin e Lungomares në plazhin e Durrësit
Kryeministri Edi Rama paraditen sotme ka udhëtuar drejt Durrësit për të parë nga afër projektin për ndërtimin e Lungomares në qytetin bregdetar.
Rama thotë se bëhet fjalë për një projekt madhor me impakt të lartë ekonomik.
“Me Anin dhe projektuesit e ndërhyrjes së madhe për një Lungomare në Plazhin e Durrësit, një projekt madhor me impakt të lartë ekonomik“, shkruan Rama në Facebook.