Rama dhe Spiropali presin në takim eurodeputetët: Parlamenti Evropian mbështet anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mirëpritën këtë të mërkurë kryetarin e Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis, raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, eurodeputetët Suncana Glavak dhe Thomas Waitz.

Spiropali publikoi në rrjete sociale foto nga ky takim, teksa bëri të ditur se fokusi i takimit ishte procesi screening, ecuria e reformave, progresi i dukshëm që ka bërë vendi ynë dhe roli kyç i Kuvendit lidhur me procesin e integrimit evropian.

“Mirënjohje për mbështetjen e Parlamentit Evropian në sfidat që na presin deri në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?