Rama dhe Thaçi të shtunën në Ulqin si “Qytetarë Nderi”

 

​Për “Ditën e Ulqinit”, këtë të shtunë, qyteti bregdetar i Ulqinit do të vërshohet jo vetëm nga krerët e shtetit malazias dhe ambasadorët e akredituar në Podgoricë, por edhe nga liderë politik rajonal.

Siç njofton Portali Ul-info në Mal të Zi, në ditën e komunës së Ulqinit, përveç kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe ambasadorëve të akredituar, atje do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Hashim Thaçin.

Rama e Thaçi, sipas mediave malaziase, në këtë ditë festive për Ulqinin, para liderëve malazias dhe korit diplomatik, do të shpallen edhe qytetarë nderi nga kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka.

Jozyrtarisht mësohet se në drekën zyrtare, e cila do të shtrohet për nder të presidentit Vujanoviqit në Ulqin dhe Ramës e Thaçit, atyre do t’iu bashkohet edhe kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq, shkruan bota sot ne web e saj

SHKARKO APP