Rama dhe Veliaj i drejtohen selisë së PS-së, skicohet strategjia post-zgjedhje
Kryeministri Edi Rama dhe kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës nga Partia Socialiste, Erjon Veliaj i janë drejtuar pak çaste më parë selisë së Partisë Socialiste.
Mësohet se po diskutohet nga ana e tyre strategjia që do të ndiqet nga kjo forcë politike, pas procesit zgjedhor dhe sidomos atë të numërimit. Kujtojmë se kryeministri Rama pas tre mandateve radhazi e dorëzoi Bashkinë e Tiranës katër vjet më parë, pas një procesi të ndërlikuar dhe të kontestueshëm nga PS-ja.
Partia Socialiste nga ana tjetër ka konfirmuar se një orë para mbylljes së votimit, përqindja e pjesëmarrjes në Tiranë ka qenë mbi 40 për qind dhe pritet të rritet në orën e fundit.
Veliaj kërkon të rikthehet me të majtën në drejtim të Bashkisë së Tiranës, që mbahet aktualisht nga kreu i opozitës, Lulzim Basha. Kryeqyteti konsiderohet edhe si sfida mes dy partive kryesore, në këtë zgjedhje dhe pritet të jetë një betejë tepër e nxehtë sidomos gjatë orëve të natës kur të fillojë procesi i numërimit të votave.