Rama dhe Veliaj inagurojnë shkollën profesionale “Petro Sota” në Fier
Orientimi i të rinjëve shqiptarë drejt arsimimit që të jep një zanat dhe rrit cilësinë e fuqisë punëtore, ka qënë një angazhimet kryesore të qeverisë dhe në veçanti e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Për këtë arësye, përveç reformës që prek mënyrën e organizimit dhe drejtimit të shkollave profesionale, një vëmendje i është kushtuar edhe krijimit të infrastrukturës së duhur për zhvillimin e mësimdhënies dhe praktikave në shkollat profesionale. Në këtë kuadër vjen edhe rikonstruksioni i plotë i shkollës profesionale “Petro Sota” në qytetin e Fierit, në inagurimin e së cilës ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj. Kryeministri Rama duke folur në ceremoninë e organizuar me këtë rast theksoi se investimi në arsimin professional tregon një qasje të re të qeverisë ndaj papunësisë. “Pak vite më parë arsimi professional ishte I rrënuar. Kishte vetëm një rrugë që ishte gjinazi i përgjithshëm. Këtë vit ne kemi filluar të shohim një kthehë së të rëndësishme dhe historike për arsimin dhe punësimin, kthesë që çon në drejtimin e duhur vendin. Të rinjtë tani nuk kanë vetëm një drejtim por kanë edhe alternativën e arsimit professional. Synojmë modele suksesi të atyre vendeve që e kanë përballuar sfidën e punësimit duke vënë theksin te arsimi professional”, – u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij. Ndërsa ministri i MSR-së, Erion Veliaj vuri në dukje faktin se në 50 shkolla të mesme nëndrejtorët do jenë të huaj nga Zvicra, Astria, Gjermania apo SHBA. Kjo si një mundësi për të marrë përvojën më të mirë nga këto vende për arsimin profesional. “Nga shtatori do të bashkohet në shkiollën tuaj dhe në të 50 shkollat e mesme nga një nëndrejtor i ri, i cili do jetë i huaj. Në shumicën e shkollave ata do jenë zvicerianë, izrealit, disa të tjerë nga Gjermania dhe SHBA. Ne besojmë se pasurimi i shkollës edhe me një nëndrejtor shtesë që vjen nga arsimi professional në këto vënde që kanë patur sukses, si Gjermania, Zvicra, Austri, besoj do ta bëj edhe më të mirë shkollën. Pra jo vetëm infrastrukturë më e mirë por edhe nëndrejtorë të huaj që do të na sjellin përvojën më të mirë të arsimit professional”, – tha ministri Erion Veliaj në fjalën e tij. Ai theksoi se në këtë vit u rrit me 40 për qind numri i nxënësve që shkuan për herë të parë në shkollat profesionale.