Rama dhe Veliaj inspektojnë bashkë punimet për rikonstruksionin e konvikteve
I gjithë “Qyteti Studenti” është kthyer në një kantier ndërtimi ku po vijon intensivisht puna për rritjen cilësore të kushteve në konvikte, edhe falë përfshirjes së një sërë sipërmarrjesh që po kontribuojnë në këtë proces transformues.
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj inspektuan sëbashku punimet që po kryhen në godinat 28 dhe 29. “Nëse nuk bëhet tani mësim, është problem për në verë”, iu drejtua kryeministri studentëve duke u kërkuar që të fillojmë sa më parë mësim në mënyrë që t’u lihet kohë e mjaftueshme punimeve edhe brenda dhomave ku ata jetojnë.
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/388279358406987/