Rama dhe Veliaj, takim në Kavajë: Berisha e Meta “Noc rrokun”, asgjë nuk kanë bërë!
Kryesocialisti Edi Rama dhe drejtuesi politik i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Kavajës.
Në fjalën e tij, Rama tha se kush voton Ilir Metën dhe Sali Berishën kthehet mbrapa, pasi kur e kishin Kavajën vetëm e shëmtuan.
“Ka shumë ndryshim nëse fëmijët dalin në një qytet që është i pastruar se në një qytet që janë plehrat nga të katërta anët. Shkollat nuk mjafton që ti ndërtosh por edhe duhet t’i mirëmbash. Nuk i duan bashkitë për ti bërë më të bukura pasi sa herë u kanë rënë në dorë i kanë shëmtuar. Të më thonë një bashki që e kanë rregulluar. ‘Noc rrokun’ asgjë, nuk kanë bërë. Shiheni Shkodrën çfarë kanë bërë! Asgjë! Një nga kryeqendrat e trashëgimisë kulturore, shiheni se çfarë është! Kush u jep votën Berishës e Metës kthehet mbrapa“,- tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

