Rama dhe Vuçiç presion me bojkot samitin e BE/ Berisha: Veprime pro serbo-ruse, shqiptarët të ngrihen në këmbë

Qëndrimin e Edi Ramës dhe të presidentit të Serbisë për mospjesëmarrjen në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, kryetari i PD-së Sali Berisha i lexon si veprime pro serbo-ruse nga ana e kryeministrit shqiptar. Përmes një reagimi në facebook, Berisha thekson se shqiptarët duhet të ngrihen në këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin e tyre. ”I urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur me të cilin vendosën në rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse”.

Reagimi i plotë

Aleanca pro Putin në Ballkan reagon! Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit. Të dashur miq, në një qëndrim sinkron në Beograd dhe Tiranë, Presidenti i Serbomadhisë Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kërcënojnë me mospjesmarrje në Samitin e liderve të vendeve të BE, që do të mbahet në Bruksel më datë 23 qershor, dhe në të cilin janë të ftuar edhe udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perendimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky kërcënim i dy gangstereve autokrat të Ballkanit Perendimor, presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe vasalit te tij Rama, duket si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur me të cilin vendosën në rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim antikombëtar dhe anti BE pro serbo-rus të Edi Ramës dhe ftoj shqiptarët të ngrihen në këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik të tyre!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?