Rama dhuron 1 milion euro për Turqinë: Nuk harrojmë çfarë bëri Erdogan për ne në 2019

Nderi i 2019 kthehet me nder, edhe pse jo në përmasa të njëjta. Kryeministri Edi Rama përmes një telefonate ka bërë të ditur se dhuron për Turqinë, në emër të qeverisë, plot një milionë euro. Dhurimi u bë në një lidhje direkte me televizionin turke, “Turqia në zemër” ku po bëheshin donacione dhe bamirësi për tërmetin tragjik.

“Jam shumë i nderuar të jem pjesë e këtij programi sensibilizues, si përfaqësues i Shqipërisë. Vendi ynë mbajti të hënën një ditë zie kombëtare, për të shprehur solidaritetin dhe nderuar viktimat e tragjedisë. Ne nuk do ta harrojmë çfarë bëri Presidenti Erdogan pas tërmetit të vitit 2019. Ne jemi me popullin turk. Në emër të popullit shqiptar ne duam të dhurojmë 1 milionë euro. E di që kjo nuk është asgjë, pasi nevojat janë shumë-shumë më të mëdha”, tha Rama.

Nga tërmeti shkatërrues, pati mbi 41 mijë viktima në Turqi dhe Siri ndërsa mijëra të tjerë mbetën të plagosur e të pastrehë për shkak të dëmeve që pësuan në banesat e tyre.

SHKARKO APP