Rama vendos maskat në rrugë, por hap kinematë!

Edhe pse nga nesër duhet të mbajnë maska kudo, qeveria hap kinematë në vend sipas protokolleve kundër Covid-19. Ky urdhër është publikuar në Fletoren Zyrtare me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut.

Urdhëri i ri përjashton kinematë nga aktivitetet që kufizohen për shkak të pandemisë së Covid-19. Teatrot, koncertet janë akoma të mbyllura për shkak të pandemisë dhe urdhërit që është vënë në fuqi në datën 29 maj 2020.

Hapja e kinemave është bërë 7 muaj pas urdhërit për tu mbyllur. Akoma nuk dihet se si do jenë rregullat që duhen ndjekur për tu futur në ambientet e brendshme, nëse do ketë distancë, numër të caktuar personash, e nëse do mbahet maska dhe aty.

FOTO/Urdhri për përdorimin e detyrueshëm të maskës

SHKARKO APP