Rama do që SPAK të hetojë Berishën dhe Metën, Yuri Kim: Ne nuk duam emra, por një sistem drejtësi që zbaton ligjin
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim këtë mbrëmje në ”Open”, ka folur edhe për thirrjen që kryeministri Edi Rama i bëri SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ambasadorja thotë se SHBA nuk kërkon emra, por një sistem drejtësi që bazohet te ligji.
”Pikëpamja e Shteteve të Bashkuara është se kur shohim Reformën në Drejtësi, do ta dimë se vërtet ka pasur sukses kur të mos quhet më normale apo me vend që udhëheqësit politikë, qofshin në pushtet apo larg pushtetit, por sidomos nëse janë në pushtet, të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të individëve specifikë.
Ajo që duam të shohim nuk është përmendja e emrave specifikë, por një sistem drejtësie të ngritur dhe institucione që kanë si vullnetin ashtu edhe aftësinë për të zbatuar ligjin, barabar, për këdo, në mënyrë që askush të mos jetë mbi ligjin.
Ligji të aplikohet barabar. Ndaj, pres me kënaqësi ditën kur mund ta kemi këtë besim tek sistemi i drejtësisë i Shqipërisë, tek prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë”.