Rama: Do ta votojmë Kodin me pikë e me presje!

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së drejtuesve politikë të PS.

Ai ka deklaruar se mazhoranca do ta votojë Kodin Zgjedhor ashtu siç është pa i ndryshuar asgjë, megjithëse  Presidenti Ilir Meta e ktheu për rishqyrtim sepse Kodi u miratua pa konsensus.

“Votojmë sa më shpejt kur caktohet seanca e votimi pa asnjë ndryshim pikë dhe presje.
Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do votojmë kodin siç është vituar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP