Rama do të operohet sërish në QSUT, tregon për problemin shëndetësor

Kryeministri Edi Rama, teksa bëri një vizite në QSUT ku u përurua spitali ditor, paralajmëroi se do të operohet sërish për shkak të një tjetër problemi shëndetësor, që këtë herë ka të bëjë me hernien inguinale.

”Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që i kam mësuar edhe emrin.

Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, tha Rama.

SHKARKO APP