”Rama do të përçajë opozitën”? Kryemadhi: Lista e vetme s’ka efekt. Në Vlorë nuk janë më Habilajt
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open”, tha se kandidimi në një listë të vetme me PD-në nuk do të ketë efekt për të realizuar synimin e fitores. Mendimi i saj është kundërshtuar nga analistët Andi Bushati dhe Arion Sulo, ku ky i fundit tha se PD dhe LSI po bien në kurthin e Edi Ramës, sepse ai do që t’i përçajë.
Debati mes tyre në studio:
Kryemadhi: Nga ana matematikore marrim qarkun e Gjirokastrës dhe Dibrës dy mandate që u hoqën në mënyrë të paligjshme, automatikisht i jepnin 3 mandate opozitës. Për 120 vota humbi mandatin e dytë. Çështja e një liste të vetme nuk ka efekt, mund të jetë deri diku Korça. pot a ndash listën në dysh i bie ½ DHE ½ i bie 140 emra do ndahej në gjysmë elektorati. Vijmë në variantin tonë.
Andi Bushati: Njerëzit do votojnë për Monikën apo për të rrezikuar eritokracinë në vend.
Kryemadhi: Vijmë tek rasti ynë 1/3, 1/3 dhe 1/3 më shumë marrim. Marrin më shumë 1/3 apo 2/3. Pse më dogja unë 20 mandate për Lulzim Bashën? Nuk mund të bëj çelësin e suksesit të Edi Ramës. Edi Rama u bë armik me gjithë Evropën, unë do të ruaj karrigen time?
Arion Sulo: Po bini në kurthin e Edi Ramës. Ai donte që t’ju përçante.
Kryemadhi: Zgjedhjet fitohen me frymë. Është shumë e thjeshtë ndaj një mollë përgjysmë dhe ndaj një mollë tre herë, kush merr më shumë.
Andi Bushati: Po të shikosh gjithë analistët e paguar nga Edi Rama bëjnë propagandë që opozita të dalë e veçuar, ose bëjnë propagandë kot ose se di.
Kryemadhi: Ata nuk janë budallenj.
Arion Sulo: Shiko Vlorën.
Kryemadhi: Në Vlorë nuk janë më Habilaj. Matematika ka frymën e vet.