Ikja e të rinjve nga Shqipëria dhe rehatia e kryeministrit nga shpopullimi

Ikja e të rinjve nga vendi mbetet akti më kriminal që bën politika dhe veçanërisht qeveria. Por Edi Rama e gjen justifikimin, thotë se “Edhe Merkel të vinte këtu nuk ndalohet ikja”.

Në një bashkëbisedim online me studentët, kreu i qeverisë thotë se emigrimi nuk është një fenomen vetëm i Shqipërisë.

Kreu i qeverisë shton se edhe qeveria gjermane po të drejtonte Shqipërinë, nuk i bind dot të rinjtë që të mos ikin nga Shqipëria.  “Fenomeni i largimit nga vendi nuk është shqiptar, por është shtrirë në të gjithë Europën ish-komuniste dhe disa vende të BE. Përshembull rasti i Portugalisë që ka pasur një periudhë të mirë reformash, por ka regjistruar një numër largimesh që është goxha i konsiderueshëm. Sigurisht që nuk ka formula magjike dhe receta fuqibërëse. Përgjigjia është që do të bëjmë më të mirën tonë. Edhe qeverinë gjermane ta sjellësh këtu, nuk i bind dot. Ne do përballemi deri në fund me këtë sfidë. Jam gati ta debatoj me këdo. Shqipëria që duam për të rinjtë duhet të jetë më e mirë se kjo që kemi. Jemi në mes të rrugës, prandaj na duhet edhe mandati i tretë”,– deklaroi kreu i qeverisë.

Shqipëria renditet në vendim me emigrimin më të madh në gjithë rajonin. Statistikat e azilkërkuesve ekonomikë e krahasojnë Shqipërinë në të njëjtat nivele me Sirinë dhe vendet e tjera në konflikte të armatosura.

Një sondazh i realizuar pak ditë më parë tregonte se 79 % e të rinjve në Shqipëria duan të emigrojnë. Arsyeja kryesore lidhej me varfërinë, mungesën e një arsimi cilësor dhe faktin që qeveria nuk jep asnjë shpresë për vendet e punës dhe rritjen e pagave.

Këto probleme tregojnë dështimin e qeverisë “Rama” në gjithë reformat që pretendon se ka ndërmarrë këto vite.

SHKARKO APP