Rama dorëzon 153 banesa në Kavajë: Shtëpitë nuk ua merr njeri, vetëm ju ndërrojnë bravën
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka dorëzuar 153 banesa në Kavajë për të gjithë ata që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Rama tha se mund të kishin qenë edhe më të shpejtë me rindërtimin nëse nuk do kishte hyrë në mes pandemia.
”Është një kontribut i buxhetit të shtetit dhe solidaritetit të partnerëve tanë. Nga momenti kur ju hyni në shtëpi, jeni pronarë të këtyre shtëpive dhe duke qenë se këtu jemi në një zonë me përmbajtje demokratike në aspektin politik, maksimumi që mund t’ju ndodhë në të ardhmen është që mund t’ju ndërrojnë bravën, po ngjyrën e bravës se çelësin nuk ja u marrin dot”- theksoi Kryeministri duke ironizuar PD-në.