Rama: Doshi bënte presion ndaj ministrave dhe drejtorëve. Përjashtimi, i pashmangshëm

 

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me strukturat e PS-së në Shkodër. Ai ka folur me këtë rast edhe për përjashtimin e Tom Doshit, duke thënë se ky veprim ishte i pashmangshëm, pasi ish-deputeti socialist bënte presione ndaj drejtorëve dhe ministrave.

Përjashtimi i Tom Doshit ishte i pashmangshëm. Ai kishte filluar bënte presione ndaj ministrave dhe drejtorëve”, ka thënë Rama. Kjo është hera e parë që kryeministri flet hapur e pa mëdyshje për ish-mikun e tij deputetin shkodran. Interesante mbetet se si do të reagojë Tom Doshi, nëse do të flasë ndonjëherë për miqësitë e tij me Edi Ramen.

Ndërkohë, kryeministri ka vlerësuar kandidaturën e Keti Bazhdarit për Shkodrën. Ai ka thënë se Bazhdari ishte kandidatura më e mirë dhe ka mbështetjen e koalicionit.

SHKARKO APP