Rama-Doshit: Petrit Çinari i sëmurë mendor, ja kartela klinike

Luan Rama ka deklaruar sot nga Lëvizja Socialiste për Integrim se Petrit Çinari, i përmendur nga Tom Doshi se ka qenë i porositur nga babai i Ilir Metës për të vrarë Doshin, është i sëmurë mendor dhe me kartelë klinike. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, kërkon që të mos keqtrajtohen të sëmurët mendorë. “Doshi ka prodhuar një vrasës, ish-oficer nga Skrapari. Mirëpo ajo çfarë është e rëndësishme dhe që duhet ta dinë qytetarët e këtij vendi lidhur me faktin se rezulton i ashtuquajtur vrasës, Petrit Çinari rezulton të jetë një i sëmurë mendor i trajtuar nga spitalet e vendit. Kjo është shndërruar në një parodi qesharake që duhet të marrë fund menjëherë. Prokuroria të hetojë me konstitencë dhe paanshmëri  kundrë presioneve që bëjnë element të tillë haluçinantë. Ligji shqiptar e dënon penalisht keqtrajtimin e të sëmurëve. Ja këtu është edhe kartela klinike e vrasësit të radhës.’, deklaroi Rama. Ditën e djeshme në një postim në ‘’Facebook’’, Doshi tha se ishte informuar për një kallëzim penal bërë nga Petrit Çinari, i cili ishte porositur nga Rexhep Meta për të vrarë Tom Doshin.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?