Rama drejt Turqisë me ftesë të Erdoganit

ryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA). Në njoftimin nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, thuhet se në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës më 6-7 janar, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit.

Në takime gjithashtu do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Rreth dy javë më parë Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ishte në një lidhje direkte në ceremoninë e nisjes së punimeve për rindërtimin e banesave në Laç, të cilat u dëmtuan nga tërmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erdogan premtoi se do ti qendroje pranë popullit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?