Rama drekë pune me qeverinë në Golem, kritika ministrave
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë në Golem për të diskutuar mbi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
Gjatë mbledhjes në fjalë kryeministri Edi Rama teksa u ka ‘tërhequr veshin’ ministrave dhe kryebashkiakve, u ka kërkuar atyre që të jenë më shumë të angazhuar në përballimin e pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima.
Mbledhja nisi në orën 9:00. Mes të tjerash kreu i qeverisë po bën edhe një analizë për secilën ministri për 6-mujorin e dytë të këtij viti që po mbyllet. Ndërkohë nesër paradite pritet që të mblidhet Kryesia e PS-së, për t’i hapur rrugë më pas Kongresit.
Më pas, ministrat konsumuan drekën me disa familje të prekura nga tërmeti, që janë strehuar në hotelet e zonës.