Rama: DRSHTRR Mat e rilindur me kushtet dhe standardet bashkëkohore, qytetarët do kursejnë kohën dhe ulen kostot
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, ka nisur nga puna duke ofruar shërbim për të gjithë qytetarët e Burrelit dhe Klosit, duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme për drejtuesit e automjeteve.
Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga mjediset e reja të DRSHTRR në Mat, e cila ka rilindur me të gjitha kushtet dhe standardet bashkëkohore ku tashmë të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët e Burrelit dhe Klosit mund t’i marrin shërbimet më pranë vendbanimit të tyre duke kursyer kohë dhe ulur kostot.
”Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Mat, e rilindur me të gjitha kushtet dhe standardet bashkëkohore ku tashmë të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët e Burrelit dhe Klosit mund t’i marrin shërbimet më pranë vendbanimit të tyre duke kursyer kohë e ulur kostot”,-shkruan Rama.
Afro 15 mijë drejtues mjetesh dhe rreth 7 mijë automjete do të marrin shërbim në këtë drejtori, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë më drejt Dibrës, duke kursyer kështu kohë, si dhe ulur kostot e shërbimit ndaj mjetit.