Rama e etiketoi si hienë, reagon Spaho: Pensionistët zgjodhën shtëpinë e rrënuar në vend të haurit të lopëve që i ofruat

Nënkryetari i PD-së, njëherësh edhe drejtues politik i kësaj partie për qarkun Korçë, Edmond Spaho, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama i cili e etiketoi si hienë në një nga kronikat e tij në facebook pasi Spaho takoi një çift të moshuarish në Ersekë që jetonte në një shtëpi të rrënuar nga tërmeti.

Spaho sqaron se Ramën e kanë gënjyer se çifti në fjalë ka zaptuar shtëpinë e një emigranti në  Amerikë.

Si kjo familje, Spaho thotë se në Qafëzezë janë edhe 10 familje të tjera që nuk u janë riparuar shtëpitë pas tërmetit.

Deklarata e plotë

Kryeminstri ne ikje, sot me ka quajtur hiene per nje kronike te bere ne fshatin Qafzeze te Ersekes ku tregoja se si nje cift pleqsh jetonte ne vaferi dhe ne shtepi te rrenuar nga termetet e Qershorit dhe Nentorit 2019.

Per kete rast ekstrem te papergjegjesise se institucioneve vendore dhe qendrore kane bere kronika televizive te perseritura gjate dy viteve te fundit Abc News, Oranews, News24, Klan, Report Tv, Faxnews dhe gazeta Panorama. Besoj se ato nuk jane hiena.

Kryeministrin e kane genjyer ose nga halli genjen vete kur thote qe personi ne fjale ka zaptuar shtepine e dikujt qe ka emigruar ne Amerike.

Personi ne fjale ka 20 vjet qe jeton ne ate shtepi se bashku me te motren e tij. E motra ka emigruar ne Amerike. E motra i ka derguar nga Amerika prokuren e perfaqesimit ne menyre qe shtepia te riparohet nga demet e termetit.

Personi ne fjale nuk ka mohuar qe i eshte dhene bonus qeraje, problemi i vetem eshte qe Guzhina qe Bashkia Erseke i ka vene ne dispozcion eshte nje haur lopesh dhe pensionistet kane vendosur se eshte me mire te jetojne ne shtepine qe po shembet se sa ne haurin e lopes.

Ne shtepine e ketij cifti kane vajtur Kryeministri Rama, minstrja e Financave Denaj dhe ministrja dhe deputetja e zones Spiropali pa folur per drejtues vendore. Te gjithe kane premtuar riparimin e  shtepise  cila edhe dy vjet pas termetit eshte e pa riparuar. Rama genjen kur thote qe pensionistet jetojne ne shtepi te re . Ata jetojne ne shtepine e demtuar. Kushdo mund te shkoje ta verifikoje .

Ne Qafezeze ky nuk eshte rasti i vetem i mosriparimit te shtepive te demtuara nga dy termetet e vitit 2019. Jane edhe 10 familje te tjera te cilave ju jane demtuar shtepite dhe kane marre ne kembim vetem propoganden e Rames, pa u bere asnje riparm. Ato jane: Festim Caushi, Iqmet Kasemi, izet Meka, Florenc Foto, Iqmet Osmani, Artur Jaho, Ervis Roli, Besnik Rrapushi, Seit Jace dhe Dashmir ismani.

Dy vjet pas renjes se termetit askujt nuk i eshte riparuar shtepia. Fati i tyre do zgjidhet ne 25 Prill kur Rama do te humbe dhe keto familje dhe e gjithe Shqipera do fitojne.

SHKARKO APP