Rama e fton në Tropojë, deputetja e PD: Do jem krahë teje, për të treguar mjerimin

Seanca e sotme ishte e ngjeshur me akuzat e Partisë Demokratike dhe replikave të Kryeministrit dhe përgjigja e akuzave. Një ndër ka qenë dhe ajo me deputeten e qarkut të Tropojës, Mimoza Hajdarmataj.

Kjo pasi opozitarja në fjalën e saj, deklaroi se i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kryeministrit për të qenë në krah të tij, në vizitën e kreut në Tropojë për t’u njohur më nga afër me shqetësimet e banorëve.

Akuza e deputetes, drejtuar qeverisë, është se ka lënë pas dore qytetarët e këtij qyteti, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ishte vetë ish-kryeministri Sali Berisha që dha leje për t’u ndërtuar në Valbonë 11 HEC-e.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja e ka ftuar kreun e vendit, që të vizitojë një herë Valbonon dhe të thotë se cila është më e mira, një Valbonë turistike apo energjitike?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Z. Kryeministër si dashamirës i alpinëve, të ftoj të vizitosh për here të parë Valbonën, meqenese Veriun e ke cilësuar gjithmonë magjik. Shko dhe thuaju në besë të malësorit, nëse je për një Valbonë turistike apo energjitike. Sa për projektin e fasadës urbane unë them se ajo sjell zero punësim, zero të ardhura, Sa për rrugën e Valbonës atë jua ka bërë Sali Berisha sikurse dhe rrugën e Kombit. Të falenderojmë që po na e bën të bukur qendrën e Tropojës për shëtitje, por kjo nuk sjell të ardhura për tropojanët që jane në mjerim, të papunë e të pashpresë”,- u shpreh deputetja Mimoza Hajdarmataj.

Pjesë nga debati i sotëm në kuvend

Kryeministri Rama: “Dua ta falenderoj zonjën se ngriti një problem shumë serioz dhe ta ftoj të vijë me mua në Tropojë, do shkoj për pak ditë se kemi mbështetur nga programi kombëtar i Rilindjes urbane Bashkinë e Tropojës për ta kthyer qendrën e asaj bashkie të re në një hapësirë urbane evropiane nga një parkim me gropa dhe me baltë në një rrugë kryesore. Aty në Valbonë bashkë me zonjën që nriti problemin e hidrocentraleve duhet të flasim hapur me komunitetin pasi janë 11 leje për hidrocentrale që janë dhënë me urdhër të ish-kryeministrit nga Valbona. Ish-kryeministr që ka lidnur dhe është rritur në grykën e Valbonës e pa të arsyeshme që aty të ndërtojë 11 hidrocentrale dhe në Theth 6 hidrocentrale të tjerë. Shpresoj të më shoqëroni ju në Tropojë, unë shpresoj të shkojmë bashkë dhe ju ti shihni me sy veprat përgjatë Valbonës për të parandaluar tërbime të tjera të lumit. Pres me zemër në dorë ftesën për të ardhur me mua në Tropojë. Kjo qeveri nuk do bëj mrekulli, por e sigurt është se do bëjë më shumë se sa bëri Saliu bashkë me të gjithë ju, jo ju personalisht se fatmirësisht ju nuk ishit këtu kur ishte Saliu kryeministër.

Mimoza Hajdarmataj: Po i drejtohem zotit kryeministër, unë shkoj jo më pak se dy herë në javë në zonën time, faleminderit për durimin që kishit për përgjigjen që më dhatë.. Patjetër do jem me ju dhe me patriotët e mi, do i dëgjoni nga ata vetë që s’ka asnjë dëmshpërblim për virozën e dermatozës, shpresoj të keni durim për familjet që s’kanë asnjë treg, s’do gjeni në këto 3 vjet asnjë serë të shtuar, asnjë gjë s’ka lëvizur në Tropoijë do jem me ju dhe do jem aty krahë jush, ju them të shkoni i pregatitur se rrugën e Valbonës e ka bërë zoti Berisha, rrugën e Kombit apo ku shkoni në Shishtavec, po në këto 3 vite e kam kurajon t’ju them faleminderit për rilindjen urbane por do sjellë 0 punësim dhe 0 lekë për familjet tropojane, do shëtisim, por kthejini sytë nga ato familje që s’kanë më të ardhura për të blerë libra për fëmijët që kanë në shkolla.

Edi Rama: E nderuar zonjë, unë nuk thashë asnjë fjalë lidhur me problemin që ngritët për infeksionin apo epideminë e bagëtive, dhe nuk pretendova asgjë për këtë cështje dhe se kuptoj për ca arsye ma thatë por ndoshta se keni kuptuar atë që thashë unë. Unë thashë që po rrugën e Valbonës e kotnraktoi qeveria e mëparshme dhe rruga e Valbonës nëse ju shkoni dy herë në javë duhet ta dini mirë se u ndërtua përfundimisht nga kjo qeveri. Edhe rruga e Shishtavecit është po njësoj, po është e vërtetë u kontraktua në kohën e qeverisë tjetër dhe u bënë disa pak punime dhe nuk u shtrua asnjë kiliomtër asfalt. Edhe për rrugën e Kombit është e vetmja që mund të konsiderohet me standarte, s’ka përfunduar. Rruga e Kombit përfundon si një grykë shisheje dhe është vend aksidentesh dhe rreziqesh të mëdha kërkon edhe mbi 100 milionë eruo investime të mëdha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?