Rama: E jashtëzakonshme fuqia e kombëtares tonë, po aq dhe mesazhi për luftën ndaj kancerit të gjirit

Këtë të enjte, Federata Shqiptare e Futbollit iu bashkua apelit për diagnostikim e kontroll të përvitshëm në luftën kundër kancerit të gjirit tek gratë. Përpara ndeshjes miqësore Shqipëri-Bullgari, fëmijët realizuan fjongon rozë në fushën e blertë.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi të jashtëzakonshëm jo vetëm fuqinë e futbollit dhe kombëtares tonë këtë vit, por edhe ndërgjegjësimin për luftën ndaj kancerit të gjirit.

“Fight like an eagle! E jashtëzakonshme fuqia e futbollit dhe kombëtares tonë në këtë vit fantastik futbollistik. Po aq i jashtëzakonshëm dhe ndërgjegjësimi për luftën ndaj kancerit të gjirit, me një mesazh domethënës nga fusha e gjelbër e ‘Air Albania’”, shkruan Rama.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, fuqia e fushatave apeluese për Tetorin Rozë, është e madhe. Qëllimi i “Tetorit rozë” është ndërgjegjësimi i sa më shumë grave me moshë mbi 40 vjeç që të kryejnë kontrollin periodik të gjirit dhe ekzaminimin përmes mamografisë. Në 15 ditët e para të këtij muaji janë kryer 4331 ekzaminime dhe mamografi.

SHKARKO APP