Rama e Manastirliu në Pediatrinë e re: QSUT do të jetë kompleksi më modern i rajonit
U hap sot Pediatria e re e QSUT-së, një investim i qeverisë shqiptare i standardeve europiane, pjesë e investimeve për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend.
Kryeministri Edi Rama me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, të pranishëm në këtë inaugurim, thanë se ky investim hap një kapitull të ri për shërbimet e kujdesit shëndetësor për fëmijët në nivel kombëtar.
Rama theksoi se QSUT do të kthehet në kompleksin më modern spitalor, pasi do të vijoj modernizimi edhe në shërbime të tjera.
“Sipas parashikimeve brenda këtij mandati ne përmbyllim çdo pjesë të QSUT-së që ka nevojë të hyjë në këtë standard dhe QSUT kthehet në kompleksin më të madh dhe më modern spitalor të rajonit, jo të Shqipërisë”, tha Rama.