Rama: E mbani mend kur më thoshit, “na hap kufijtë o Ramazon”…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për bllokimin e qytetarëve shqiptarë në pikat kufitare të vendeve fqinj. Rama thotë se Shqipëria i ka hapur kufijtë, por janë shtet e tjera ato që nuk lejojnë hyrjen e qytetarëve.

“”Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!” e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM!

Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam  me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”,- shkruan Edi Rama në Facebook.

SHKARKO APP