Rama e nis misionin në krye të OSBE-së nga Ukraina

Kryeministri Rama ka postuar një video mëngjesin e sotëm nga Kievi ku ka nisur axhendën e takimeve si kryetar i Presidencës së OSBE-së. I shoqëruar nga delegacioni dhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj. Në pamjet e videos duket se e para që i ka uruar mirëseardhjen kreut të qeverisë shqiptare ka qenë dëbora.

Kryeministri Rama ashtu sikur paralajmëroi në momentin e marrjes së detyrës, misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së e nisi nga Ukraina. Në cilësinë e kryetarit të zyrës së OSBE-së, Edi Rama do të zhvillojë sot takime në Kiev me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministrin Honcharuk, ministrin e Jashtëm Prystaiko dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov. Pas takimeve do të ketë një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës.

SHKARKO APP