Rama: E turpshme alibia që përdor Basha

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, i cili akuzon PS-LSI për blerje të votave dhe kërcënim të qytetarëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, kreu i PS-së  e quan të turpshme alibinë e Bashës, për  ta përdorur si provë kundër zgjedhjeve.

E turpshme alibia e disfatës që LB bredh ta tregojë nëpër bote si provë kundër zgjedhjeve #VajmedetPD me kokoshin që të katandisi një thelë!”, shkruan Rama, i cili ndryshe nga herët e tjera i drejtohet kreut të opozitës jo me emër, por duke përdorur inicialet e tij, LB.

SHKARKO APP