Rama ekspozitë personale në Paris
“Galerie Marian Goodman” në Francë do të ekspozoje disa nga pikturat e kryeministrit Edi Rama në Paris, duke nisur prej datës 8 Qershor. Lajmi ëshë bërë i ditur në faqen zyrtare të kësaj galerie, dhe ndër të tjera janë publikuar edhe disa nga veprat e kryeministrit Rama që do të ekspozohen për publikun.
Duke iu referuar krijimeve të kryeministrit Rama që do të ekspozohen në zemër të Parisit, vihet re afërsia e tij me shumëllojshmërinë e ngjyrave, e cila ka qenë e pandashme për Ramën si në karrierën e tij politike, ashtu edhe në veprimtarinë e tij artistike, shkruan “Galerie Marian Goodman”.
“Di që vizatimet janë pjesë e punës sime. Bëhet fjalë për punën dhe është si diçka brenda meje që përpiqet t’i shpëtojë punës kornizë”, shprehet kryeministri. Ekspozita me punimet e Ramës do të hapet për publikun të Shtunën, me 8 Qershor në Paris.