Rama emëron Muhamet Rrumbullaku në krye të Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore

Në krye të Agjencinë për Mbikëqyrje Policore, kryeministri Edi Rama ka emëruar sot si drejtues Muhamet Rrumbullakun me propozim të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Rrumbullaku ka qenë në krye të SHÇBA-së, ai ka një karrierë 29-vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, me poste tejet të rëndësishme.

Për disa vite ka mbajtur postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, por më parë ka drejtuar edhe Drejtorinë Vendore të Policinë së Tiranës, e disa drejtori vendore në qarqe të tjera.

Zgjedhja e ministrit të brendshëm duket zgjedhje e kujdesshme dhe korrekte, sikurse edhe firmosja nga kryeministri tregon seriozitet shtetror.

SHKARKO APP