Rama emëron vajzën e Bashkim Finos si zv/ministre për Europën dhe Punët e Jashtme

Një figurë e panjohur më parë, por Megi Fino, vajza e të ndjerit Bashkim Fino, është emëruar zv/ministre për Europën dhe Punët e Jashtme. Vendimi i cili hyn në fuqi menjëherë, është marrë sot në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë në këshillin e ministrave me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Ajo paralajmëroi angazhimin e saj në Partinë Socialiste si përmbushje të amanetit të të atit vetëm pak ditë më parë. Ajo para të gjithëvë se ai e kishte dashur përfshirjen e saj në politikë, dëshirë që ajo e përmbushi.

Ndërkaq janë liruar nga detyra Etjen Xhafaj, i cili deri tani ka mbajtur postin e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Petro Koçi, i cili lë postin e zv/ministrit të Mbrojtjes.

Arsyeja e lirimit nga detyra të zv/ministrave lidhet me faktin se nga shtatori do të futen në Kuvend, pasi në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodhën deputetë. Xhafaj u zgjodh deputet në qarkun e Tiranës, kurse Koçi deputet në Fier.

Vendimi për emërimin në detyrë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave:

V E N D O S I: Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

SHKARKO APP