Rama emigrantëve: Thuajuni të afërmve në Shqipëri që të votojnë
Kryeministri Edi Rama, u ka drejtuar një apel të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për të kontribuar në procesin e votimit që po zhvillohet sot në Shqipëri për zgjedhjet vendore 2015, duke u telefonuar të afërmve të tyre që të bëhen pjesë e tij.
“Ju që jeni në emigracion, bëni një telefonatë në shtëpi, tek të afërm a miq në Shqiperi dhe thuajuni të shkojnë në votim sepse vota e tyre është investim edhe për ju! Rrofshi”, është ftesa publike e Ramës drejtuar emigrantëve përmes rrjeteve sociale.
KOHA JONË SONDAZH

