Rama: Epokë e re për pensionet në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si hapje e një epoke të re për pensionet në Shqipëri, reformën themelore të skemës së pensioneve.
Me anë të një fotoje të publikuar në rrjetin social ‘Facebook”, Kryeminstri Rama tregon se, 5 mijë gjyshër e gjyshe, të përjashtuar nga skema e vjetër, sot marrin pension social 6.700 lekë në muaj.
Gjithashu, shembet tavani prej 24.000 lekësh i ligjit të vjetër dhe sot një pensionist përfiton 30.000 lekë (vitin e dytë edhe më shumë).
Minatorët përfitojnë më në fund pension të plotë pleqërie ose dyfishin e mëparshëm dhe në moshën 55 vjet.
Ndërkohë, Kryeministri Rama thekson se ka një shpresë të re për emigrantët.
35 mijë emigrantë shqiptarë do të marrin pension për çdo vit pune në Belgjikë. Janë mbyllur negociatat me Kanadanë, Rumaninë, Hungarinë. Brenda vitit mbyllen me Gjermaninë e Austrinë. Po hapen negociatat me Italinë. Pas 20 vjetësh Shqipëria ka një qeveri që jo vetëm kujtohet, por edhe lufton për emigrantët, thekson Kryeministri Rama.