Rama-Erdogan: Mbledhje të përbashkët mes dy qeverive pas zgjedhjeve

 

Në vijim të vizitës zyrtare në Tiranë, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Në takimin që zgjati rreth 2 orë temë e diskutimeve ishte situata në rajon, si dhe projektet e përbashkëta mes dy vendeve. Në konferencën e përbashkët për mediat kryeministri Rama ka parlajmëruar se pas fushatës zgjedhore do të ketë mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

Ndërsa presidenti Erdogan tha se së shpejti do të nënshkruhet dokumenti i partneritetit mes dy qeverive respektive.
Presidenti i Turqisë Erdogan po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar, Bujar Nishani.

SHKARKO APP