Rama është “ngjitur” në Malin e Korabit për të “zbritur” në adhurim magjinë e jetës së lartësive

Në një postim të bërë një rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama është “ngjitur” në lartësitë e Malit të Korabit, për të “zbritur” që atje magjinë e jetës së lartësive, poezinë baritore, begatinë e natyrës. Përmes një videoje na bëhet e munduar të jetojmë disa çaste në Mali i Korabit, jo vetëm në majën më e lartë në Shqipëri, 2,764 metra, por jetën dhe veprimtarinë blegtorale të banorëve.

Gjithçka në këtë pasqyrim është reale dhe e mahnitshme, sepse është e tillë ajo çfarë sjell lartësia e Korabit, madhështia dhe ashpërsia e tij, spektakli i panoramës dhe jeta e gjallë që vërshon me ujin e kristaltë, blegërimen e deleve, të lehurave të qenve, kollotën e urtë të lopëve dhe hokat e mëzave.

Kjo është natyra shqiptare atje ku maleve nuk shkrin bora dhe majat “strukin” kokën në re dhe rrokin qiellin.

/Albert Vataj/

SHKARKO APP