Rama nga Beogradi: Falënderoj Vuçiçin për arritjen e marrëveshjes me Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd.

Dje mund të mos ishim fare këtu, mund të ishte ditë ku mediat do ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh mes kufirin Serbi-Kosovë dhe tregoi se cila është rruga dhe zgjedhja e ballkani i hapur. Sot dua ta them se edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identeti është një zgjdhje e ballkani i hapur. Dje ia thashë një gazetare serbe se nuk duhet të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova e vendet e tjera duhet të ishin pjesë e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zjgihdje, ka dhënë sinjal të qartë për të gjithë që zgjedhja e parë është paqja, zgjidhja për njerzit. Kjo nuk zgjidh atë që mbetet për tu zgjidhur e as nuk e bën çështjen që ne na ndan, por kjo është rruga“, tha Rama.

SHKARKO APP