Rama: Fitorja e 21 Qershorit nuk duhet të na bëjë euforikë

 

“Fitorja e 21 Qershorit nuk duhet të na bëjë euforikë e të flemë mbi dafina. Për të gjitha ato zona e bastione ku u shënuan rezultate të dobëta, do të nxirren përgjegjësitë e plota”.

Kështu citohet të ketë deklaruar kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të grupit parlamentar socialist pas zgjedhjeve lokale. Nga mbledhja e grupit, Rama ka lëshuar kritika për drejtues lokalë të PS-së, të cilët nuk bënë sa duhet në organizimin lokal të partisë për zgjedhje.

Analiza e lokaleve 2015 Rama ka propozuar të bëhet nga Asambleja Kombëtare në shtator, ku priten të diskutohen edhe çështje organizative, përfshi përgatitjet për kongresin e ardhshëm të socialistëve shqiptarë.

Si objektiv deri në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, Rama u ka kërkuar deputetëve të angazhonen në bazë për të arritur shifrën e 150 000 anëtarëve të rinj.

Një burim brenda grupit parlamentar socialist tha për Top-Channel se Rama ka porositur deputetët e tij mos të nxitojnë të prenotojnë pushimet e verës dhe se ka kërkuar prej tyre angazhim maksimal në komisionet parlamentare dhe seancat e mbetura të kësaj legjislature parlamentare.

SHKARKO APP