Rama flet në Berlin: Retorika britanike për shqiptarët, si ulërima nga një çmendinë
Edhe në Samitin e Procesit të Berlinit kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Britaninë e Madhe në lidhje me retorikën e javëve të fundit atje për emigrantët e paligjshëm shqiptarë që kalojnë Kanalin e La Manshit.
“Kur bëhet fjalë për kriminelët në burgjet britanike, numri (i shqiptarëve të burgosur) është më pak se 1%. Kështu që të veçosh një komunitet, të flasësh për gangsterë dhe kriminelë, nuk duket diçka shumë britanike. Duket më shumë si ulërima nga një çmendinë”, tha Rama nga Berlini.
Në krah të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama theksoi se britanikët duhet të bëjnë punën e tyre për të ndaluar kalimet me gomone.
”Njerëzit tanë deri sa arrijnë në Francë janë totalisht të ligjshëm. Kështu që nëse ka ndonjë problem në kanal mes Francës e Britanisë, atëherë duhet të punojnë me njëra-tjetrën dhe të gjejnë një mënyrë për ta zgjidhur. E di që Brexit i ka vështirësuar punët, por ky ishte vendim i popullit britanik, jo i atij shqiptar dhe francez”, tha Rama.
Më herët Rama ka folur për prestigjiozen BBC, ku tha se termi ”pushtim” i përdorur nga Braveman janë të çmendura dhe se e kishte të pamundur të mos reagonte. Sipas kreut të qeverisë, Braveman nuk nxit gjë tjetër veçse sjellje e ksenofobisë dhe se është i neveritur nga kjo lloj politike e Britanisë së Madhe. Rama tha se komenti “pushtim” i Braverman ishte “i çmendur” dhe ai e kishte patur “të pamundur të mos reagonte”.