Rama flet në emër të popullit, Bardhi: Slogan i rrezikshëm, shqiptarët nuk duhen të bien në këtë grackë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar si të rrezikshëm rikthimin në gojën e Ramës së slloganit të Enver Hoxhës: ‘Për popullin, me popullin’.
Ndërsa poston një videomontazh të Ramës, i cili e ka lënë Shqipërinë të vetmin vend në Evropë pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese, me një parlament dhe pushtet vendor monist, fton popullin që të mos bjerë më në këtë grackë dhe ti thotë jo propagandës së kësaj qeverie.
Reagimi i Gazment Bardhit
“Për popullin, me popullin!
Kjo është një grackë, në të cilën shqiptarët nuk bien më.
Thuaj jo propagandës së kësaj qeverie!
Shpërndaje këtë video!”