Rama flet në “Open” edhe për Tom Doshin e Sali Berishën
Edi Rama direkt nga Prishtina ka shkuar në Open. I pyetur nga Eni Vasili dhe gazetarët në studio në lidhje me Tom Doshin dhe bashkëpunimin me të ai sqaroi se e kam përjashtuar nga PS. Nërsa në lidhje me Berishën, kryeministri theksoi se mbetet punë e PD.
Ja se çfarë tha Rama në lidhje me këto dy personazhe:
“Berishën, nuk do ta nxjerrësh nga grupi, mos e nxirr. Nuk do ta përjashtosh mos e përjashto. Nuk të vijnë SHBA me thikë në fyt.
Unë Tom Doshin e kam përjashtuar nga partia. Mbledhja në Shkodër? Këto janë përralla. Është e prerë dhe kush nuk e ka kuptuar duhet ta kuptojë.
PS dhe mandati i tretë nuk ka për të lidhur më drejtorin me partinë. Bëhet një mbledhje e mbyllur partie në Shkodër.
Dalin ca fjalë që merren në portale dhe bëhen kronika. Vijnë këtu dhe më pyesni mua. Ai votat atje i merr vetë. Nuk ja jap as unë as ti. Përsa i përket çështjes non grata ajo është çështje e tij” – tha Rama që foli edhe për shpalljen “non grata” të Berishës.
“Ky lloj sovranizmi që ngre Flamuri (Noka) është si gjethet e fikut tek ato pikturat për të fshehur organet.
Kam shumë keqardhje për atë zotërinë (Berishën) që vjen vërdallë dhe është simbol i turpit tonë të përbashkët që e kemi mbajtur për 30 vjet. Unë jam përpjekur për ta zhdukur dhe e kam zhdukur.
Bashën apo Berishën? Nuk kam preferencë dhe as nuk bëj dallim. Ai është një sherr atje në një familje të shthurur” – tha Rama
KOHA JONË SONDAZH

